Lajme

Me ftesë të Vjosa Osmanit, presidenti i Shqipërisë Begaj qëndron për vizitë në Kosovë të hënen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duke biseduar me presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ditën e hënë me 15 gusht do të pret për vizitë zyrtare në Kosovë, presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

Bajram Begaj president i Shqipërisë

“Në orën 10:00, Presidentja Osmani do ta presë presidentin Begaj me ceremonitë më të larta shtetërore”, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur, , Osmani do të zhvillojë takim me presidentin e Begaj, si dhe në fund të takimit do të kenë deklaratë të përbashkët për media./Shqip.com