Rozë

Me fashë në këmbë, publikohet fotografia e parë Vali Corleones pas plagosjes

Vali Corleone

Ditë më parë është plagosur Valdrin Sylejmani apo i njohur me nofkën e tij artistike Princ Vali Corleone.

Sipas raporti të policisë për këtë rast është arrestuar një 22 vjeçare – e dyshuar për plagosjen e Vali Corleones.

Në lidhje me këtë Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurës.

Lexo edhe:
Një muaj paraburgim ndaj vajzës që plagosi Vali Corleonen


Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se e pandehura në ambient familjar, në prezencë edhe personave të tjerë ka tentuar të privoj nga jeta tani të dëmtuarin.

Pas kësaj plagosje, lajmi.net ka publikuar edhe një fotografi, ku ai shihet me lëndimet që ka marrë në këmbë.

Ndryshe, mjeket kujdestarë kanë thënë se Vali nuk ka marrë lëndime serioze dhe është jashtë rrezikut për jetë./SHQIP.com