Rozë

“Më dridhej krejt trupi”, Adelina rrëfen emocionet me këngën për paqe gjatë luftës

Artistja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, ka folur për periudhën kur ajo ishte pjesë e projektit “Kosova Calls for Peace”, i realizuar gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ajo tha se ishtë shumë e emocionuar kur u bë pjesë e projektit.

“Projekti “Kosova Calls for Peace”, ka qenë një dritë në fund të tunelit kur ka ndodhur në ato vitet e tmerrshme kur e kemi realizuar. Adnan Merovci, i cili edhe e realizoi, ishte ideator i këtij projekti. Për ne ishte, mbase njeriu më serioz në Kosovë dhe çdo fjalë të tij e merrnim me amin, sepse Adnani ishte në pozitën në të cilën ishte, por edhe projektet e tij ishin gjithmonë shumë serioze. Dhe kur më është ofruar mua ky projekt e pashë që nëse ne i thërrasim paqes, nëse ne e kemi mundësinë t’i flasim botës nëpërmjet këngës, ne po mundemi edhe të kontribuojmë për paqen në Kosovë. Dhe gjithë këto emocione, gjithë këto dhimbje, gjithë shpresat që na i dha projekti “Kosova Calls for Peace”, u bëmë bashkë…”, u shpreh këngëtarja.

Tutje, ajo tha se “Deri sa këndoja i gjithë trupi më dridhej, apo e bëj mirë, a do na shohin, a do përfundoj lufta”.

 

/Shqip.com