Rozë

Me dokumente i ka 75 vjet, por Sabri Fejzullahu tregon moshën e tij të vërtetë

Sabri Fejzullahu

Këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu është një ndër artistët më të dashur në skenën shqiptare.

Ai ka një karrierë të gjatë muzikore, që bashkë më të kanë ikur edhe vitet.

I ftuar së fundmi në emisionin, “Studio A” në “ATV” këngëtari ka rrëfyer shumë gjëra nga jeta e tij – ku ka zbuluar edhe moshën e vërtetë.

“Unë i kam mbushë 75 vite, sipas asaj që jam në certifikatë të lindjes. Unë në të vërtetë i kam mbush 76 vite, për 77 kam hy. Babai im një vit më vonë më ka regjistruar”, tha ai.

Ndryshe, ai ka treguar se do të vazhdojë me projekte të reja.

/Shqip.com