Rozë

“Më bien të fikët menjëherë nuk e përballoj”- Fifi flet për sëmundjen e saj

Këngëtarja, Fifi

“Big Brother Vip” tashmë ka disa javë që ka filluar ku edhe banorët janë ambientuar me njëri-tjetrin.

Pjesë e kësaj shtëpie është edhe këngëtarja e njohur Filloreta Raqi-Fifi, e cila është njëra ndër personazhet më të përfolura.

Fifi gjatë ditës së sotme ka rrëfyer për sëmundjen e saj, e cila ka thënë se është në luftë me ankthin dhe depresionin. 

Ajo përderisa ka treguar për sëmundjen e saj ka folur për një ngjarje në një festival kur i kishte rënë të fikët pasi që sipas saj nuk i përballon emocionet e forta.

“Trupi im nuk i përballon dot emocionet e forta, sidomos stresin dhe frikën. Më bien të fikët menjëherë, episodi i parë ka ndodhur në vitin 2015 kur unë isha pjesëmarrëse në një festival. Dhe që atëherë vazhdoi disa herë rresht. Ishte shumë e vështirë, të gjithë më thoshin që unë nuk do t’ia dilja dot në muzikë’’, tha Fifi.

Këngëtarja sqaroi se mjekimi lidhur me këtë problem ishte shumë i vështirë dhe madje i shoqëruar me komplikacione të shumta.

‘’Nisa të përdorja ilaçe por më dhanë shumë efekte anësore. Nisa të shihja halucinacione dhe të dëmtoja dhe vetën prej tyre. Lëndoja veten me çfarë të gjeja në shtëpi’’, shtoi ajo.

Ajo tha se kishte shkuar të një hoxhë, i cili i kishte kënduar asaj Kuran dhe shkruar për të.

Fifi po ashtu tha se kishte filluar që të falte edhe namazin e sabahut./SHQIP.com