Lajme

Me 938 vota pro dhe 55 kundër, Sali Berisha rikonfirmohet kryetar i PD të Rithemelimit

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të delegatëve të Kuvendit Kombëtar të Rithemelimit.

Në një deklaratë për mediat, sekretari për Çështjet Zgjedhor i PD të Rithemelimit, Ivi Kaso publikoi edhe rezultatet e votimit.

Delegatë të pranishëm në sallë me të drejtë vote kanë qenë 1200. Nga ata kanë votuar 1 mijë delegatë.

Numri i votave të vlefshme ka rezultuar 993 dhe 7 vota të pavlefshme.

Pro rikonfirmimit të Sali Berishës si kryetar i PD të Rithemeluar kanë votuar 938 delegatë. Ndërsa 55 delegatë kanë votuar kundër.

Deklarata e plotë e Ivi Kasos, Sekretar për Çështjet Zgjedhore:

Procesi u mbyll ashtu siç edhe patët mundësi ta ndiqnit në mënyrë transparente dhe të drejtpërdrejtë. Në përfundim të procesit të numërimit është hartuar procesverbali përfundimtar dhe përmbledhës i këtij procesi, i cili përmban këto shifra.

Numri i votuesve sipas listës së zgjedhësve, votuesve që u identifikuan që ishin në sallë, ishte 1203.

Rezulton se numri i votuesve që kanë votuar është 1000, sa është edhe numri i fletëve të votimit që u gjetën në 6 kutitë e votimit. Numri i votave të vlefshme është 993, 7 vota të pavlefshme.

Ndarja e votave është si më poshtë, kanë votuar pro 938 delegatë, kanë votuar kundër 55 delegatë.

Në bazë të nenit 46 pika 9 e Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, rezulton se Sali Berisha është rikonfirmuar në krye të partisë.

/Shqip.com