Sport Ndërkombëtar

Më 6 maj, përballje kampionësh

Më 6 maj, në Nju Xhersi (Amerikë) do të zhvillohet eventi UFC-288 në artet marciale mikse. Një tjetër event i rëndësishëm për UFC-në, teksa sfida e tij kryesore është ajo mes Aljamain Sterling dhe Henry Cejudo.

Sterling (22 fitore e 3 humbje në karrierë) është kampion bote në peshën “bantamweight” (pesha deri 62kg). Ai ka fituar 6 sfidat e fundit në kafaz dhe do të mbrojë titullin për të tretën herë në karrierë.

Përballë tij një rival i fortë si Henry Cejudo, që rikthehet në kafaz pas tri vitesh mungesë.

Cejudo (16 fitore e 2 humbje në karrierë), ish-kampion bote në peshën “bantamweight” dhe atë “flyweight” (pesha deri 57kg), synon të rikthehet në majë. Mungesa e gjatë mund ta penalizojë disi, por përvoja nuk i mungon.

Në kafaz në këtë event do të duelojë edhe ish-kampionia e botës Jessica Andrade si dhe një tjetër emër i njohur si Gliber Burns.

Sfidat kryesore të UFC-288
Aljamain Sterling – Henry Cejudo
Bilal Muhammad – Gilbert Burns
Jessica Andrade – Yan Xiaonan
Movsar Evloev – Bryce Mitchell
Kron Gracie – Charles Jourdain

/Shqip.com