Lajme

Më 26 tetor fillon shqyrtimi gjyqësor ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut

Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu

Më 26 tetor pritet të fillojë shqyrtimi gjyqësor ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të cilët akuzohen për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit.

Kjo është bërë e ditur, përmes një komunikate për medie të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, raporton Betimi për Drejtësi.

“Ju njoftoj se më 26 tetor 2022, me fillim nga ora 10:00, është caktuar seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale kundër të pandehurve D.K  i akuzuar për shkak të veprave penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe veprën penale në bashkëkryejre vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3, 1.4 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe  A.S., i akuzuar për shkak të veprave penale në bashkëkryejre vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3, 1.4 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe veprën penale ndihma në kryerjen e veprës penale të dhunimit nga neni 227 paragrafi 4 nën paragrafi 4.1 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së”, thuhet në këtë njoftim.

Shqip.com merr vesh që ne seancën e fundit të mbajtur një muaj më parë, avokatët e Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiu, të cilët ngarkohen për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani në gusht të vitit 2021, kanë kërkuar hudhjen e aktakuzës.

Dardan Krivaqa që nga viti 2006 ka qenë i dyshuar për 133 vepra të ndryshme penale. Edhe Arbër Sejdiu ka disa vepra penale.

Në seancën fillestare lidhur me vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani në gusht të vitit 2021,Dardan Krivaqa ka shfrytëzuar të drejtën të mbrohet në heshtje, kurse Arbër Sejdiu, ishte deklaruar i pafajshëm.

/Shqip.com