Më 20 gusht Kosova mëson kundërshtarët për parakualifikimet e “FIBA Eurobasket 2025”
Publikuar:
(28.07.2021 17:05:56)

Më 20 gusht në Gjermani do të hidhet shorti për rrethin e parë të parakualifikimeve të FIBA Eurobasket 2025, shkruan Shqip.com.
Me këtë rast, Kosova A në konkurrencën e meshkujve do të mësoj kunërshtarët e saj për këtë garë.
Në hedhjen e shortit do të jetë i pranishëm drejtori i Përfaqësueses së Kosovës, Granit Rugova, derisa shorti do të hidhet nga ora 11:45.
Pasi secila kombëtare do të mësoj kundërshtarët e saj, do të bëhet e ditur edhe data se kur do të luhen këto ndesje.
Kosova gjendet në vendin e 70-të në renditjen e FIBA-s, derisa në të 39-të në Evropë./Shqip.com