Lajme

Më 19 tetor Kuvendi i Kosovës mban seancë, shqyrtohet edhe projektligji për dërgimin e FSK-së jashtë vendit

Kuvendi i Kosovës

Më 19 tetor, të martën, në orën 10:00, do të mbahet seanca plenare e radhës e Kuvendit të Kosovës, përcjell Shqip.com.

Kjo është vendosur në mbledhjen e përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.

Në këtë seancë, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës, do të shqyrtohen edhe 20 projektligjet, ndër to edhe për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Po ashtu, do të shqyrtohen edhe projektligji për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale dhe projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për sigurim shëndetësor.

“Në këtë seancë, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të bëhet shqyrtimi i parë i 20 projektligjeve: Projektligjit nr. 08/L-036 për Dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Jashtë Vendit, Projektligjit nr. 08/L-020 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile, Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës.

Projektligjit nr. 08/L-026 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-213 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale, Projekt-kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale, Projektligjit nr. 08/L-037 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-76 për shëndetin riprodhues, Projektligjit nr. 08/L-038 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-192 për transplantimin e indeve dhe qelizave, Projektligjit nr. 08/L-039 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-024 për shërbimin mjekësor emergjent”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Kuvendit./SHQIP.com