Lajme

Me 12 tetor publikohet Raporti i Progresit për Kosovën

Komisioni Evropian do të publikojë me 12 tetor Raportin e Progresit për Kosovën.

Lajmi është konfirmuar për Radio Kosovën, nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë

Çdo vit Komisioni Evropian publikon Raportin e Progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë dhe tregon për reformat që duhen bërë vendet që aspirojnë integrimin në Bashkimin Evropian.

Vitin a kaluar në Raportin e Progresit për Kosovën ishte kërkuar normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Në raport bëhej thirrje që Kosova të angazhohej në mënyrë më konstruktive në dialog dhe po ashtu të bëjë përpjekje për implementimin e gjitha marrëveshjeve të kaluara që janë nënshkruar.

Raporti i vitit 2021 kishte vlerësuar se Kosova kishte plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave që në korrik të vitit 2018, kishte kërkuar nga Qeveria e Kosovës luftim kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe zhvillim ekonomik.

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën (i vetmi vend nga të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor që nuk ka liberalizim vizash) do të jetë në rend të ditës, në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian që mbahet më 13 tetor 2022.

/Shqip.com