Lajme

Më 12 maj grevë një orëshe në shkolla, SBASHK ka një apel për prindërit dhe nxënësit

Ilustrim

Më 12 maj në tërë sistemin arsimor, që nga çerdhet e deri në universitete do të mbahet grevë një orëshe.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka njoftuar se përkundër angazhimeve të tyre, Qeveria e Kosovës nuk ka shprehur vullnetin për takim.

“Duke u angazhuar që të mos dëmtohet procesi mësimor organizuam protestën e 8 prillit, që ishte ditë pushimi, dhe me arsye pritem që Qeveria do ta kuptojë realitetin e do të nis me dialogun e mirëfilltë, por kjo nuk ndodhi dhe prandaj duke u bazuar në zërin e anëtarësisë jemi të detyruar të vazhdojmë me veprime sindikale”, thuhet në njoftim.

SBASHK-u ka kërkuar nga prindërit që fëmijët në çerdhe dhe në shkolla të dërgohet me një orë vonesë për shkak të grevës.

Shkolla

“Pasi që ora e parë e punës në çerdhe, shkolla dhe universitete do të jetë grevë më 12 maj ju drejtohemi me apelin për mirëkuptim prindër dhe nxënës të dashur duke ju lutur që më 12 maj fëmijët në çerdhe t’i dërgoni një orë më vonë krahasuar me orarin e ditëve tjera. Po ashtu edhe në shkolla fëmijët le të nisen për të arritur me kohë për në orën e dytë të mësimit. Këtë apel dhe lutje prindër të nderuar po e bëjmë për hir të sigurisë së fëmijëve tuaj”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Ndërsa administrata dhe stafi në universitete di të jenë në grevë nga ora 10:00 deri në 11:00./Shqip.com