Lajme

Me 12 korrik hapet afati për pranimin e studentëve në Universitetin e Prishtinës

Kampusi i Universitetit të Prishtinës

Universiteti i Prishtinës ka bërë të ditur se me 12 korrik pritet të hapet afati për regjistrimin e studentëve të rijnë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

“Të dashur maturantë. Njoftoheni që Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të shpallë konkursin për pranim të studentëve të rinj më datë 12 korrik 2022”, thuhet në njoftimin e UP-së.

Deri në hapjen e konkursit, ju mund të kuptoni më shumë rreth mundësive të studimit në UP, duke shfletuar ueb faqen zyrtare ëëë.uni-pr.edu ose ueb faqet e fakulteteve përkatëse: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,34, thuhet më tutje në njoftimin e UP-së.

Sivjet Testit të Maturës ju nënshtruan 22 mijë maturantë./Shqip.com