Teknologji

Më 11 qershor Albanian ICT Awards vulos historikun e një dekade inovacion

Albanian ICT Awards X - Gala

Rrugëtimi i Albanian ICT Awards do të arrijë destinacionin e saj final këtë viti si evenimenti më i madh i teknologjisë në mbarë trevat Shqipfolëse, me mbrëmjen Gala të datës 11 qershor që vulos historikun e një dekade inovacion.

Më shumë sesa një moment kurorëzimi, mbrëmja Gala e Albanian ICT Awards është transformuar në një pikëtakim mes ideve dhe mendjeve më të spikatura në Shqipëri, Ballkan dhe diasporë. Është një moment feste, arritjesh në teknologji e fryme sipërmarrëse në shërbim shoqërisë dhe progresit përmes teknologjisë.

Albanian ICT Awards hapi edicionin e 10-të më 16 shkurt duke ftuar në një skenë promovimi të përvitshme të gjitha ata që guxojnë e ëndërrojnë, shpresojnë dhe formësojnë të ardhmen tonë.

Të rinj dhe të reja, inovatorë, sipërmarrës, themelues, liderë biznesi, yje në ngritje, gratë në teknologji mund të aplikonin në 8 kategori: ICT Inovacioni i VititICT Startupi i VititÇmimi i Sipërmarrjes Inovative në BlockchainICT Diploma e VititICT Ylli në NgritjeGruaja në ICTSiguri Kibernetike dhe Formulari i Nominimit në ICT Awards.

Mbi 100 kandidatë ishin vënë në kërkim të çmimeve të mëdha të edicionit të 10-të. Ceremonia jubilare e cila do të organizohet pranë Pallatit të Kongreseve Tiranë më 11 qershor në orën 18:00, çdo vit tërheq vëmendjen dhe pjesëmarrjen e personalitete nga pushteti qendror dhe vendor, trupë diplomatike, bota akademike, e biznesit, medias dhe mbarë komunitetit të teknologjisë.

Me kërkesë të entuziastëve dhe mbështetësve të Albanian ICT Awards, ICTSmedia ka vendosur të hapë për publikun dy mundësi pjesëmarrjeje dhe donacioni të cilat kanë për qëllim të rrisin shpërblimet dhe çmimet për finalistët e këtij edicioni.

Duke blerë prej 60 biletave të vëna në dispozicion në këtë lidhje ju kontribuoni në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e shpërblimeve për finalistët dhe çmimet për fituesit e kategorive respektive.

Një dekadë inovacion, Albanian ICT Awards ka mbështetjen e sponsorëve Diamond Fondacioni Dritan Hoxha, Banka Raiffeisen, Albvision, sponsorëve Platinium Vodafone Albania, Dev.al, Albsoft, sponsorëve Gold Radix, Baboon, Ibas, Facilization, OneUP, sponsorëve Silver Soft&Solution, Armuda Factory, EasyPay dhe partnerëve Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Komuna Prishtinë, Bashkia Tiranë, AUK, SEEU TechPark, UNICEF.