Teknologji Auto

McLaren dëshiron të fitojë para njëherë para se të prodhoj SUV-in e parë

Ferrari, Bentley, Lamborghini, Porsche, janë vetëm disa nga markat në segmentin e makinave të performancës/luksit/ekzotike, që tani kanë modele SUV në formacionet e tyre.

Ndërkohë, McLaren është një nga të paktat në botë që ende nuk ka një automjet të lartë dhe më praktik.

Mirëpo, thashethemet për SUV-in e parë të kompanisë kanë qarkulluar në internet për vite të tëra, e tani me sa duket, ai nuk do të arrijë përpara se McLaren të përfundojë së pari planet e tjera më të rëndësishme.

Drejtori i McLaren, Michael Leiters, i ka përmendur dy qëllime si misionet më të rëndësishme për McLaren me një prioritet më të lartë se lansimi i një SUV, pra riorganizimi dhe rikapitalizimi. Në fund të fundit, McLaren dëshiron të kthehet “në rrugën e duhur drejt përfitimit”.

“Nëse jemi në rrugën e duhur për përfitim, do të mendojmë për shtrirje në të gjitha segmentet. Ne e quajmë ‘performancë të përbashkët’. Performanca e përbashkët mund të jetë gjithçka që ka më shumë se dy dyer dhe/ose më shumë se dy ndenjëse”, tha Leiters për Autocar, duke lënë të kuptohet se mund të ketë modele të tjera të reja që do t’i bashkohen linjës, por ato nuk do të vijnë së shpejti.

Në fillim të këtij viti, gjatë takimit global të tregtarëve të McLaren, drejtuesit e kompanisë folën për produktet e ardhshme që marka ka planifikuar. Në atë kohë, prodhuesi i automjeteve u tha të pranishmëve në konferencë të “qëndrojnë të sintonizuar” për një klasë të re automjeti me katër ulëse dhe katër dyer në vitin 2028.

Ky orar përputhet me atë që Leiters i tha botimit britanik në FoS, duke na dhënë të kuptojmë se McLaren nuk do të lançojë SUV-in e tij të parë, përpara vitit 2028.

/Shqip.com