McGregor nuk rri rehat, “thumbon” Mayweatherin
Irlandezi Conor McGregor është i njohur për provokimet ndaj rivalëve dhe kështu ka bërë përsëri. Ai i ka përdorur rrjetet sociale për të thumbuar Floyd Mayweather, duke i kujtuar duelin që zhvilluan në vitin 2017. Në atë sfidë, Mayweather fitoi me KO teknik në raundin e 10-të. McGregor, ikona e UFC-së, u shpreh se e ka mbajtur në kurriz gjatë gjithë sfidës boksierin e pamposhtur.
McGregor është ende i inatosur me atë rezultat, me gjyqtarin që ndali sfidën, duke u shprehur se nëse zhvillojnë revansh, do të hakmerret. “E mund Floyd nëse ne zhvillojmë një revansh. E vërteta e pathënë është se unë e kam mbajtur në kurriz në raundet e para Floyd”, u shpreh Conor McGregor, i cili ende është në fazën e rikuperimit.
“Në atë sfidë, çdo goditje që i bëja përfundonte në trup. Nga koka në trup isha duke luajtur pingpong me të. Unë sërish dueloj fort sot dhe i jap fund shumë shpejt kohës së Floyd në ring”, tha irlandezi. Nga ajo sfidë, Mayweather arkëtoi 280 milionë dollarë, ndërsa irlandezi 130 milionë dollarë.
/Shqip.com