Sport Ndërkombëtar

McGregor (nuk) do të ketë të drejtë rikthimi në garë

Conor McGregor mendon se do të jetë në gjendje të kalojë dy testet antidoping të nevojshme për t’u rikthyer në kafaz pas dy vitesh mungesë. Irlandezi shpreson të përfitojë falë një përjashtimi të veçantë që u lejon atletëve joaktivë të anashkalojnë afatin 6-mujor të vendosur nga USADA (antidopingu amerikan).

“Ka pengesa, por ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me USADA dhe është planifikuar një intervistë për ta zgjidhur këtë çështje dhe më pas do të jetë një takim zyrtar. Do të zhvilloj dy testet dhe do të rikthehem në kafaz. Kjo çështje nuk do të zgjasë shumë”, tha McGregor për “The MMA Hour”.

Nuk ka munguar reagimi i USADA-s, që ka sqaruar situatën.

“Ndërsa ne takohemi me të gjithë atletët që hyjnë ose rihyjnë në testimin tonë, aktualisht nuk kemi një takim të caktuar me Conor McGregor dhe nuk kemi marrë njoftim për daljen e tij në pension apo për të garuar. Rregullat e UFC-së janë të qarta që, përveç dy testeve negative, një atlet duhet të vihet në dispozicion për testim gjashtë muaj përpara se të kthehet në garë.

Kjo është një mënyrë e drejtë për të siguruar që një atlet të mos përdor statusin e pensionit për të përfituar një avantazh të padrejtë, duke përdorur substanca të ndaluara gjatë periudhës së pensionit, gjë që do të rriste performancën e tyre në mënyrë të padrejtë nëse përfundimisht vendos të kthehet në garë”, thuhet në kumtesën e USADA-s.

/Shqip.com