Sport Ndërkombëtar

McGregor me dhuratë të veçantë për Joshuan

Anthony Joshua ka marrë një dhuratë nga Conor McGregor për t’i sjellë fat përpara duelit të tij me Robert Helenius.

Joshua përballet me Helenius të shtunën në mbrëmje, pasi kundërshtari i tij i mëparshëm Dillian Whyte dështoi në një test dopingu për herë të tretë në karrierën e tij.

Tani, Joshua përballet me Helenius në “O2 Arena” në Londër.

Dhe, para ndeshjes së tij me finlandezin, 33-vjeçari Joshua mori një dhuratë nga ish-kampioni i UFC-së, Conor McGregor.

Irlandezi i dhuroi Joshuas një set të birrave të tij ‘Forged’, duke bërë një postim në Twitter që lajmëron profesionalizmin e ish-kampionit të peshave të rënda.

Luftëtari i UFC shkroi: “Ky njeri (Anthony Joshua) është përkufizimi i klasit, cilësisë dhe besnikërisë! Ajo që ai dhe Eddie Hearn kanë ndërtuar është vetëm magji absolute”.

AJ po kërkon të vazhdojë ecurinë e tij fituese pasi mundi Franklin herën e fundit, por McGregor nuk ka luftuar në tetëkëndësh që nga thyerja e këmbës në një meç trilogjike me Dustin Poirier.

/Shqip.com