Sport Ndërkombëtar

McGregor – Khabib, meçi vazhdon edhe jashtë kafazit

Khabib Nurmagomedov - Conor McGregor

Që nga përballje e fundit mes Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov, të dy asnjëherë nuk janë ndalur duke e thumbuar njëri-tjetrin, shkruan Shqip.com.

Në përballjen e fundit të McGregor kundër Dustin Poirier më 11 korrik të këtij viti, nga i cili kishte dalë fitimtar ky i fundit, kanë ngjallur reagime nga mundës të ndryshëm.

Ish-mundësi, tashmë i pensionuar nga ky sport, Kabib Nurmagomedov, pati uruar Poirier për ndeshjen e fituar kundër irlandezit.

“E mira gjithmonë fiton mbi të keqen, shumë i lumtur për Dustin Poirier, shpresoj se do të marrësh çmimin deri në fund të viti”, shkruan mundësi rus në postimin e tij.

Gjithatë, reagimi i McGregor në lidhje me këtë ka ardhur qysh tani, ai ka shkruar për Khabib duke e lidhur shkrimin me babain e tij, tashmë të vdekur, gjë që i ka irrituar edhe fansat e tij.

“ Covid është i miri ndërsa babai është i keqi”, shkruan Conor në postimin e tij.

Postimi i Conor drejturar Khabib

Nurmagomedov dhe McGregor ishin ndeshur më shtatë tetor të viti 2018, përballje në të cilin kishte dalur fitues mundësi rus.

Pas kësaj ndeshje ai kishte zyrtarizuar pensionimin e tij pikërishtë për shkak të babait që i kishte vdekur./Shqip.com