Rozë

Mc Kresha i bënë ‘diss’ Don Xhonit në projektin e fundit

Mc Kresha dhe Don Xhoni

Reperët e njohur të labelit PINT, MC Kresha dhe Lyrical Son, kanë publikuar albumin e tyre më të ri.

Ky album përmban gjithsej 11 këngë dhe titullohet “Muzikë e alltisë.

Kështu, në një video të fundit ata kanë bërë të ditur se kanë publikuar klipin e këngës “Hotel Mahalla”.

Mirëpo kjo këngë ka pasur diskutime të shumta që nga minutat e para të lansimit, pasi në këngën “Hotel Mahalla”, disa rreshta mund t’i jenë kushtuar Don Xhonit, që në zhargonin e hip-hopit njihet si ‘diss’. 

Don Xhoni,

Në këngën e reperit nga Drenica thuhet se “prej 99 kallash kena gjujtë”, e këtë e ka përdorur edhe Mc Kresha, i cili ka thënë “nga 99 kallasha gjujnë”.

Deri më tani nuk ka ndonjë reagim nga reperi nga Drenica për këtë “diss” që është duke u konsideruar që është për të./SHQIP.com