Rozë

MC Kresha dhe Lyrical Son lansojnë albumin “Muzikë e Alltisë”

MC Kresha dhe Lyrical Son

Reperët e njohur të labelit PINT, MC Kresha dhe Lyrical Son, kanë publikuar albumin e tyre më të ri.

Ky album përmban gjithsej 11 këngë dhe titullohet “Muzikë e alltisë.

Dy nga këngët e tyre janë bashkëpunim më Elvana Gjatën dhe Ledri Vulën, pra projektet “Stuhi mbi oqean” dhe “J.C.V.D”.

Ndërsa të tetë këngët e tjera janë të dy artistëve pa bashkëpunime në to.

Këngët janë produkt i studios muzikore PINT, të kompozuara me muzikë dhe tekst nga vet dyshja me bashkëpunëtorët e tyre.

Kjo është lista e plotë e këngëve të albumit të ri nga MC Kresha dhe Lyrical Son:

1. Kangë e shihrav
2. Hotel Mahalla
3. Inati
4. Recepti
5. Nji lot
6. Paret lejla
7. Stuhi mbi oqean (bashkëpunim me Elvanën)
8. J.C.V.D (bashkëpunim me Ledir Vulën)
9. Rrugë e gjatë
10. Rammstein
11. Guinners.