Lajme

Mbytet në Golem pushuesi nga Kosova

Një qytetar nga Kosova që po pushonte në zonën e Golemit ka humbur jetën sot, pasi dyshohet se u mbyt në det.

Ai dyshohet të jetë rreth 80-vjeçar. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 15:00.

Trupi i pajetë është dërguar në murgun e spitalit të Durrësit, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, që regjistron viktimën e parë të këtij sezoni veror në plazhet e Durrësit dhe Kavajës. /TCH

/Shqip.com