Lajme

Mbyten dy pushues në Kavajë

Plazh Spille

Dy pushues janë mbytur të dielën në plazhin e Spillesë në Kavajë.

Sipas mediave në Shqipëri, viktima që ende s’janë paidentifikuar, e të cilët dyshohet se janë nga Maqedonia e Veriut, janë mbytur si pasojë e dallgëve të mëdha.

“Rreth orës 11:25, në plazhin e Spillesë, dy shtetas të gjinisë mashkullore ende të paidentifikuar, (dyshohet se janë shtetas Maqedonas), rreth 70 vjeç, dyshohet se si pasojë e dallgëve janë mbytur në det”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të “Vrojtuesit të Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”, Gent Lasku në një lidhje live për ‘News24’, tha se pushuesit kanë qenë duke u larë në plazhin publik, ku nuk ka pasur vrojtues plazhi.

Mes të tjerash ai dha dhe një detaj tjetër për ngjarjen, ndërsa shtoi se dy pushuesve iu bë masazh kardiak, por nuk u bë e mundur kthimi i tyre në jetë./SHQIP.com