Sport Shqiptar

Mbyllet pjesa e parë në “Derbin e Anamoravës”

Gjilani-Drita

“Derbi i Anamoravës” nuk ka sjellur gola, pas 45 minutave lojë.

Ka përfunduar pa gola, pjesa e parë në kryendeshjen e javës së 15-të, në Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, shkruan Shqip.com.

Në këtë takim që ka nisur në ora 13:00, ndonëse emocionet nuk munguan, rrugën për te goli nuk po e gjenë as njëra, e as tjetra skuadër.

Rezultati aktual i konvenon më shumë skuadrës së udhëhequr nga Ismet Munishi.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Foto nga tribuna e “Skifterave”

Nëse shifrat nuk ndryshojnë deri në fund, “skifterat” mbesin në krye të Superligës, me 26 pikë.

Ndërsa, Drita është një pozitë më poshtë, me pikë të njëjta, por me golaverazh më të dobët.

Por, fati i tyre varet edhe nga rezultati i FC Ballkanit, pasi nëse skuadra nga Suhareka fiton ndaj Ulpianës dhe “Derbi i Anamoravës” mbyllet me barazim, atëherë Ballkani do e rrëmbejë vendin e parë.

Të gjitha rezultatet, pas 45 minutave lojë:

Gjilani 0-0 Drita

Drenica 1-0 Llapi

Ballkani 0-0 Malisheva /Shqip.com