Mbyllet pjesa e parë: Kosova dhe Shqipëria po triumfojnë

Tifozët e pranishëm në stadiumet “Fadil Vokrri” dhe “Air Albania” janë duke festuar.
Kosova dhe Shqipëria po triumfojnë pas 45 minutave lojë.
Skuadra e udhëhehqur nga Alain Giresse po e mposht Qipron me rezultat 2-0.

Golat u realizuan nga Florent Muslija dhe Donat Rrudhani.
Teksa – ekipi i prirë nga Edoardo Reja – po fiton 1-0 dhe topin në rrjetë e dërgoi Emir Lenjani – në minutën e 35-të.
Me rezultatet aktuale, Dardanët ngriten në kuotën e nëntë pikëve – dhe e “blindojnë” pozitën e dytë – në Grupin 2 të Ligës C.
Teksa, kuqezinjët tashmë kanë katër pikë – dhe po ashtu ngriten në vendin e dytë të Grupit 2 – të Ligës B.
Në takimet tjera janë duke u shënuar këto rezultate:
Ukraina 0-0 Skocia
Republika e Irlandës 1-0 Armenia
Portugalia 0-0 Spanja
Zvicra 2-0 Çekia
Norvegjia 0-1 Serbia
Greqia 1-0 Irlanda e Veriut