Sport Shqiptar

Mbyllet pjesa e parë: Kosova 1:0 Izraeli

Kosova ka kaluar në epërsi në sfidën ndaj Izraelit e cila po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Ishte Milot Rashica ai i cili në minutën e 41-të shënoi për 1-0 pas një goditjeje precize duke e mposhtur portierin Omri Glazer.

Ky ishte goli i tretë i Rashicës në këtë kampanjë kualifikuese për Euro 2024 teksa ka edhe tri asistime.

Sipas rezultatit momental Kosova shkon në kuotën e dhjetë pikëve teksa kujtojmë se gjasat për kualifikim janë të pamundura.

/Shqip.com