Sport Shqiptar

Mbyllet pjesa e parë: Drita po triumfon ndaj Gjilanit

Ka përfunduar pjesa e parë në Derbin e Anamoravës.

Drita është duke triumfuar me rezultat 3-0.

Golin e parë e realizoi Blendi Baftiu – në minutën e 37-të.

Për mesfushorin me tipare sulmues – ky ishte goli i parë në këtë sezon.

Drita-Gjilani foto nga e kaluara

Teksa, për 2-0 u përkujdes Simonovski – kur po zhvillohej minuta e 45-të.

I njëjti realizoi edhe për 3-0, teksa në rolin e asituesit ishte Almir Ajzeraj.

Në anën tjetër – Gjilani nuk pati ndonjë rast për ta testuar seriozisht portën e Faton Malokut.

Në ndeshjen tjetër që po zhvillohet në të njëjtën kohë – Prishtina po mposhtë Malishevën – me rezultat 4-1./Shqip.com