Sport Shqiptar

Mbyllet pjesa e parë, Ballkani dominoi, por nuk e ruajti epërsinë

FC Ballkani

Ka mbaruar pjesa e parë ndërmjet Ballkanit dhe Zalgiris – me rezultat 1-1.

Golin e parë në këtë takim e realizuan vendasit, me anë të Nazmi Gripshit.

Magjiku shqiptar shënoi në minutën e 15-të dhe festa shpërtheu në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Por, këtë epërsi nuk arritën ta ruajnë deri në fund.

Mysafirët barazuan pas dhjetë minutave më anë të Oliver Buff.

Deri në fund, skuadra e udhëhequr nga Ilir Daja pati disa raste shënimi, por rrjeta nuk u tund më.

Mbetet të shihet se çka do të ofrojë pjesa e dytë e takimit./Shqip.com