Sport Ndërkombëtar

Mbyllet pa gola pjesa e parë në derbin anglez

Skuadra e Manchester United është duke e dominuar në pjesën e parë skuadrën londineze, Chelsea.

Por pas përfundimit të pjesës së parë asnjëra nga skuadrat nuk ka arritur që të shkund rrjetën kundërshtare.

Manchester United përmes Rashford në dy raste ka mundur të shënoj, por ishte portieri Kepa që ia mohoi golin sulmuesit anglez.

Java e fundit nuk ka qenë e lehtë për trajnerin holandez të United, pas përplasjeve të fundit me yllin portugez, Cristiano Ronaldo.

Kujtojmë se Ronaldo nuk pranoi të inkuadrohej në lojë në ndeshjen e fituar ndaj Tottenham.

/Shqip.com