Sport Ndërkombëtar

Mbyllet me gol pjesa e parë e ndeshjes Belgjikë – Kanada

Belgjika po takohet me Kanadanë në kuadër të ndeshjet hapëse të grupit F, shkruan Shqip.com.

Belgjika ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Kanadasë. Ishte Bashuayi i cili realizoi në minutën e 44-të të ndeshjes për 1:0.

Belgët kanë pasur ecurinë të mirë në vitet e fundit dhe shihen si favori në këtë përballje.

Në anën tjetër kanadezët vijnë në këtë botëror për të shkaktuar befasi, pasi në skuadër ka disa talentë të mëdhenj.

Ndeshja tjetër e këtij grupi mes Kroacisë dhe Marokut është mbyllur me rezultat 0-0.

/Shqip.com