Sport Shqiptar

Mbyllet marrëveshja, futbollisti i Egnatias përfundon në Superligën e Kosovës

FC Ferizaj vazhdon të jetë shumë aktive në afatin kalimtar të janarit, shkruan Shqip.com.

Shqip.com mëson se futbollisti i radhës që e ka përfunduar marrëveshjen me Ferizajn është Besar Iseni.

25-vjeçari aktivizohet si mesfushor qëndror.

Në karrierën e tij ka luajtur edhe me Shkupin e Vardarin.

Te Ferizaj deri më tash janë transferuar Jasmin Mecinovic dhe Çlirim Avdulli.

Ferizaj është përballur edhe me largime.

Ferizaj në stinorin vjeshtorë në Superligën e Kosovës, e mbylli në pozitën e fundit me vetëm 13 pikë, 7 larg pozitës që siguron mbijetesën në mesin e më të mirëve.

/Shqip.com