Sport Shqiptar

Mbyllet dita e parë e edicionit të dytë të Turneut Ndërkombëtar të Futbollit në Prishtinë, shumë gola e spektakël

14 Qershori i 2023-tës ka shënuar ditën e parë të një prej turneve më prestigjioz në futbollin e të rinjëve kosovarë, “International Football Tournament”.

Gola, aksione e shumë spektakël u pa në stadiumin “2 Korriku”, që njëkohësisht është edhe vendi nikoqir i këtij turneu, njofton klubi prishtinas, shkruan Shqip.com.

Sot në Arbëri të kryeqytetit filloi me ceremoninë hapëse, për t’u mbyllur me ndeshjen KF Llapi – Beşiktaş J.K.. Ndeshja hapëse ishte ajo ndërmjet KF Ballkani dhe KF Vllaznia, që bindshëm  iu takoi “shkodranëve”, të cilët triumfuan 5 me 0 me golat e Kubazit (47’), Telit (55’), Arajt, (65’), Likajt 68’ dhe Smakajt (80’).

E radhës si ndeshje ishte ajo e 2 Korrikut si nikoqir i FK Rabotnički, që u fitua nga maqedonasit, me rezultatin minimal 0:1, ani pse shumë lehtë kjo epërsi ka mundur që të jetë edhe më e lartë, vetëm sikur skuadra mysafire të shënonte nga penalltia në gjysmën e pjesës së parë, e cila u godit fuqishëm por lart mbi portë.

E treta ndeshje u zhvillua ndërmjet KF Trepça dhe KF Shkëndija, e cila po ashtu u mbyll me rezultat bindës, 2:5 në të mirë të “tetovarëve”. Golat në këtë ndeshje për Trepçën u realizuan nga: Sadiku (18′) dhe Bajraktari (25), ndërsa në anën tjetër për Shkëndijën u realizuan nga: Isa (4’, 78’), Ali (35’), Murati (44’) dhe Memishi (70’).

Krejt për fund, dita hapëse e turneut, u mbyll me skuadrën kosovare, KF Llapi, dhe atë turke, Beşiktaş, që matën forcat në mes vete. 0:2 ishte rezultati i këtij dueli, nga i cili fitorja i takoi ekipit turk, e që u arrit me golat e Aydin (30’) e Sami Birkan (58’).

Turneu Ndërkombëtar i Futbollit vazhdon edhe nesër, me duele si këto: Ballkani – 2 Korriku (10:00), Vllaznia –  Rabotnički (12:15), Trepça – Llapi (14:30) dhe Shkëndija – Beşiktaş (16:45). Ndeshjet sërish do të zhvillohën në stadiumin “2 Korriku”.

/Shqip.com