Lajme

Mbyllet deponia në Mirash, nga Kompania “Pastrimi” thonë se s’mund t’i grumbullojnë mbeturinat

Kompania " Pastrimi"

Kompania “ Pastrimi” ka njoftuar se për shkak të mbylljes së deponisë nga Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK SH.A.) kamionat e kësaj kompanie nuk kanë mundësi të zbrazen.

E si pasojë e kësaj gjendje, nga kjo kompani thonë se mbeturinat në Komunën e Prishtinës dhe komunat tjera ku operon Kompania “Pastrimi” nuk do të grumbullohen.

Përmes një postimi në Facebook, kanë hedhur kritika ndaj Kompanisë për Menaxhimin e Deponive për mos ofrim të kushteve të punës.

“Të shumta janë defektet të cilat na janë shkaktuar si pasojë e mos mirëmbajtjës së Deponisë, ku për pasojë kemi pasur shumë dëmtime të mekanizmit punues gjatë procesit të punës”, thuhet në njoftim.

Ndërsa kanë bashkëngjitur disa pamje nga deponia e mbeturinave ku kamionët shihet se kanë ngelur në baltë dhe duhet ndërhyrja e bolduzherëve për t’i nxjerrë nga balta./Shqip.com