Lajme Botë

Mbyllen votimet në Gjermani – këto janë rezultatet nga Exit Pollet

Zgjedhjet në Gjermani

Gjermania sot po mban zgjedhjet qeveritare. Votimet e përgjithshme janë mbyllur, ndërsa dy kandidatët kryesorë për kancelar duket se janë në balotazh, transmeton Shqip.com.

Sipas Exit Polleve të publikuara nga televizoni publik ZDF, qendra e majtë e Olaf Scholz dhe qendra e djathtë e Armin Laschet duket se janë që të dyja me 25% të votave.

Zgjedhjet në Gjermani

Këto të dhëna janë nxjerrë nga një anketim i kryer me votuesit që kanë dalë nga 560 vendvotime në mbarë Gjermaninë.

Janë 60 mijë qendra votimi në mbarë vendin, dhe rreth 40 për qind e qytetarëve kanë votuar.

Megjithatë, rezultatet e para zyrtare pritet që të shpallen shumë shpejt, gjatë mbrëmjes ose mëngjesin e së hënës.

Pasi rezultati të bëhet publik, partitë politike do të nisin bisedimet për formimin e koalicioneve me qëllim krijimin e qeverisë së re.

Këto zgjedhje konsiderohen të rëndësishme jo vetëm për Gjermanin por edhe për Evropën, për shkak se pas 16 vitesh, Kancelarja Angela Merkel, do të largohet nga pozita që ka mbajtur deri më tani. /Shqip.com