Lajme

Mbyllen tre klube të natës në Prishtinë

Mbyllja e klubeve të natës.

Tre lokale klube të natës janë mbyllur mbrëmjen e së premtes në Prishtinë nga Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinarisë.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, i cili bëri të ditur se janë kryer 115 inspektime gjatë të cilave janë shqiptuar 21 gjoba ndaj operatorëve ekonomikë.

Mbyllja e klubeve të natës.

“Pas situatës së krijuar epidemiologjike me virusin COVID 19 shtimit të rasteve të të infektuarve  Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë gjatë kohës se mbajtjes se festave të fundëvitit dhe kësaj jave ka rritur numrin e kontrolleve zyrtare për mbikëqyrje të zbatimit të masave. Janë kryer 115 inspektime gjatë të cilave janë shqiptuar 21 ndaj operatorëve ekonomik, po ashtu janë mbyllur 3 lokale klube nate- diskoteka.

Kemi ndryshuar planet operative të punës për kontrollet zyrtare ne koordinim me Policinë e Kosovës. Do të rrisim në vazhdimësi numrin e inspektimeve. Po ashtu do të ulet toleranca ndaj shkelësve, për secilën pikë të vendimit do të pasoj masa ndëshkimore”, u shpreh Thaçi.

Kurse, Shqip.com përmes burimeve ka mësuar se klubet e natës të cilat janë mbyllur mbrëmjen e së premtes janë Balle’s, Zanzi Bar dhe Duplex./SHQIP.com