Mbyllen pjesët e para në Therandë e Podujevë
Publikuar:
(04.05.2023 16:02:44)
Kanë përfunduar 45 minutat e parë në dy ndeshjet e sotme, të cilat në kuadër të javës së 32-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll po zhvillohen në Therandë e Podujevë, shkruan Shqip.com.
Në ndeshjen ndërmjet Ballkanit e Prishtinës, mysafirët kanë shkuar në epërsi me 1-0, me golin e shënuar nga Leutrim Kryeziu në çastet e fundit të pjesës së parë.
Vendësit patën më tepër nga loja, krijuan tri raste të mira, por golit iu gëzuan kryeqytetasit.
Ndërsa, në ndeshjen në “Zahir Pajaziti”, Llapi e Drita në pushim kanë shkuar me barazimin 0:0.
Vendësit patën rast ideal të shënojnë në minutën e 21-të, por Festim Alidema dështoi nga penalltia.
/Shqip.com