Sport Shqiptar

Mbyllen pjesët e para në pesë ndeshjet e sotme

Kanë përfunduar pjesët e para në pesë ndeshjet e sotme, të cilat po zhvillohen në kuadër të javës së 35-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

Në dy ndeshjet që zgjojnë interesimin më të madh në këtë javë, skuadrat në pushim kanë shkuar me rezultat të barabartë.

Në Therandë, Ballkani dhe Ferizaj 45 minutat e parë i mbyllën me shifrat 0-0, njëjtë sikur edhe në Gjilan ku po luajnë Drita – Malisheva.

Në Podujevë, Llapi është në epërsi ndaj Gjilanit me rezultat 1-0, Dukagjini në pushim shkoi me epërsinë 2-0 ndaj Trepçës ’89 derisa në “Fadil Vokrri”, Prishtina është në epërsi ndaj Drenicës me rezultat 2-1.  

/Shqip.com