Sport Ndërkombëtar

Mbyllen pjesët e para në Liverpul e Frankfurt  

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e para të 1/8 të finales në Ligën e Kampionëve, të cilat po zhvillohen në Liverpul e Frankfurt.

45 minutat e parë në përballjen ndërmjet gjigantëve evropianë, Liverpool e Real Madrid kanë përfunduar me barazimin 2:2.

Vendësit e filluan furishëm ndeshjen dhe në minutën e 14-të kishin epërsi prej 2:0, me golat e shënuar nga Nunez e Salah.

Ndërsa, në Franfurt në epërsi është Napoli me rezultat 1:0. Autor i golit ishte Osimhen.

/Shqip.com