Sport Shqiptar

Mbyllen ndeshjet e Superligës, Llapi mposhtet në shtëpi

Superliga e Kosovës
Superliga e Kosovës

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e zhvilluara sot, në kuadër të xhiros së 34-të në Superligën e Kosovës.

Në derbin e kësaj jave që u zhvillua në Podujevë – Llapi është mposhtur 2-4 nga Gjilani.

Tre gola për “skifterat” i realizoi Blerim Krasniqi, kurse një herë rrjetën e tundi edhe Shend Kelmendi.

Në anën tjetër për Llapin – të dy golat e realizoi Bianor Neto.

May be an image of 5 people, people playing American football, people standing and grass
Momente nga takimi

Me këtë fitore – Gjilani ngritet në kuotën e 62 pikëve dhe e blindon vendin e dytë.

Teksa, Llapi mbetet në pozitën e katërt – me 54 pikë të grumbulluara.

Rezultatet nga takimet tjera të zhvilluara sot:

Drita 0-0 Dukagjini

Malisheva 0-0 Drenica

Ulpiana 0-3 Prishtina

Feronikeli 0-2 Ballkani/Shqip.com

Tabela e Superligës