Mbrojtësi gjerman rezulton pozitiv me COVID-19 edhe pas vaksinimit
Publikuar:
(24.08.2021 19:54:14)

Mbrojtësi gjerman, Mathias Ginter nuk arriti ta përfundonte ndeshjen mes Borussia Monchengladbach dhe Bayern Leverkusen, shkruan Shqip.com.
Raportohet se Ginter kishte marramendje dhe iu desh të zëvendësohej vetëm pas një ore lojë.
Për lojtarin u përfol se kishte lodhje dhe mungesë frymëmarrje, por ajo që u zbulua ishte krejtësisht tjetër gjë.
Lojtari ka konfirmuar për “Bild” se është në vetëizolim sepse ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Ai ishte shprehur i çuditur pasi ishte ndër të parët që kishte përkrahur idenë për vakinim, madje ishte edhe i vaksinuar me të dy dozat.
Sipas raportimeve të “Bild”, 27-vjeçari po pret rezultatin e testit të radhës që të rezultojë negativ pasi nuk i është shfaqur ndonjë simptomë./Shqip.com