Sport Ndërkombëtar

Mbrojtësi ganez me mesazh “kërcënues” për Muriqin

Mallorca e Vedat Muriqit do të përballet të hënën me Celta Vigon në kampionat. Sulmuesi shqiptar është një ndër më të mirët e La Ligas dhe Joseph Aidoo do ta ketë detyrë ta mbajë sa më larg zonës së rreptësisë.

Mbrojtësi i Celta Vigos po kalon një sezon mjaft të mirë me skuadrën spanjolle dhe duket se nuk i trembet Vedat Muriqit. Në një intervistë të dhënë së fundi, Aidoo vlerëson “piratin” shqiptar, por e paralajmëron se po vjen në “strofkën e luanit”.

“Muriqi është sulmues i mirë dhe i fortë, por po vjen në strofkën e luanit. Jam në një moment të mirë dhe po shpresoj për më të mirën”, ka thënë Joseph Aidoo.

/Shqip.com