“Mbreti dhe mbretëresha” e Madridit

Të dy shënojnë gola, të dy janë vendimtarë, të dy luajnë për të njëjtin klub – por i dallon gjinia.
Kosovare Asllani dhe Karim Benzema po shkëlqejnë – në konkurencat përkatse.
Sulmuesja shqiptare – me pasaportë suedeze, është ndër futbollistet kryesore të Real Madrid.
32 vjeçarja iu bashkua “galaktikëve” – në vitin 2020 dhe për një kohë të shkurtër u shndrrua në pikën më të fortë të repartit ofansiv.
Asllani shënoi plot 16-të gola dhe pati një asistim në sezonin debutues në elitën e futbollit spanjoll, duke dëshmuar klasin e saj.

Teksa në përgjithësi – në të gjitha kompeticionet dhe miqësoret, ishte autore e 18-të golave dhe pesë asistimeve.
Formë të mirë po kalon edhe në këët kampionat, pasi e ka gjetur rrugën për te goli tri herë – në shtatë ndeshje të zhvilluara – në të gjitha garat.
Teksa, për Benzemën tundja e rrjetës është bërë rutinë e ëmbël.
17-të gola dhe shtatë asitsitme – në 20-të ndeshje në La Liga, janë shifra astrononime.
Por, kjo nuk është e gjitha, pasi ka realizar pesë gola në Champions – në po aq ndeshje të zhvilluara.
Numri nëntë është bërë “ankth” për qendërmbrojtësit në Evropë.

Në total, në 23 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat, ai ka shënuar 24 gola, teksa është autor i tetë asistimeve.
Paraqitjet e tij dhe të shokëvë të skuadrës – janë arsyeja pse Real Madrid po kryeson në La Liga, me 49 pikë.
Pesë më shumë se Sevilla që është në vendin e dytë.
Ndeshja e 15-ë shkurtit kundër PSG-së do jetë prova e vërtetë për “mbretërit”. /Shqip.com