Sport Ndërkombëtar

“Mbretërve” i duhet vetëm një pikë – për ta fituar La Ligën

Karim Benzema

Titulli i La Ligës nuk do të ndërrojë qytet, por vetëm skuadër.

Nga Atletico, me shumë gjasë do kalojë te “los blancos”.

Teksa kanë mbetur edhe pesë xhiro për tu zhvilluar në La Liga, Real Madridit i duhet vetëm një pikë për tu shpallur kampion.

This is Real Madrid's most in-form player to start 2022
Real Madrid – 2022

Pas 33 xhirove të zhvilluara, “mbretërit” kanë arkëtuar 24 fitore, janë ndalur tri herë me barazim, teksa kanë pësuar vetëm tri humbje. Si total, kjo skuadër gjendet në kuotën e 78 pikëve.

15-të më shumë se Barcelona e vendit të dytë – dhe Sevilla e vendit të tretë.

Nëse – madrilienët shpallen kampionë, ky do të jetë titulli i 35-të i La Ligas – një rekord në vete.

Edhe në këtë statistikë – në vend të dytë është Barça, që është 26 herë kampione./Shqip.com

Tabela e La Ligës