Sport Ndërkombëtar

“Mbretëritë” vazhdojnë me fitoren e radhës

Skuadra e Real Madridit ka vazhduar me fitoren e radhës. Kësaj radhe viktimë e madrilenëve ishte skuadra e Elches.

Benzema edhe njëherë dëshmoi se është më i miri. Ai shënoi njërin nga 3 golat e ndeshjes.

Serinë e golave e hapi Valverde në minutën e 11-të takimit. Më pas avantazhin në 2:0 e ngriti pikërisht fituesi i Topit të Artë në minutën e 75-të të takimit.

Fitoren prej 3:0 e vulosi Asesnsio në minutën e 89-të takimit.

Me këtë fitore Real Madrid gjendet në pozitën e parë me 28 pikë pas 10-të ndeshjeve të zhvilluara ndërsa Elche gjendet në pozitën e fundit me 3 pikë.

/Shqip.com