Mbretërit rikthehen sonte – në fushën e gjelbër

Mbretërit e Evropës rikthehen sonte në fushën e gjelbër – për ta nisur rrugëtimin e gjatë – që ta mbrojnë titullin e La Ligës.
Real Madrid do të përballet me Almerin – në udhëtim, me fillim nga ora 22:00.
Favoritë ne lëtër pa asnjë dyshim janë madrilienët – që edhe në këtë sezon e synojnë vendin e parë.
Por, kjo ndeshje nuk pritet të jetë e lehtë.
Almeria është rikthyer në elitën e futbollit spanjoll – pas një sezoni fantastik në Segunda Division – ku ishte në krye të tabelës.
Në dy takimet e fundit – që këto skuadra janë përballur – fitues ishin “los blancos” (3-0, 1-4).
Skuadra e udhëhequr nga Carlo Acelotti – ka një mundësi të mirë që të krijojë distancë në pikë me Barcelonën qysh në këtë takim, sepse, Barça regjistroi një barazim pa gola, mbërëmë – ndaj Rayo Vallencalos./Shqip.com