Sport Ndërkombëtar

“Mbretërit” pushtojnë Londrën

Karim Benzema

Real Madridi për herë të parë në historinë e tyre ka arritur ta mposht Chelsean.

Mbretërit pushtuan “Stamford Bridge” me rezultat 1:3.

Njeriu i ndeshjes padyshim ishte Karim Benzema, që tani ka shënuar dy Hat-Tricka në dy ndeshjet e fundit në Champions League.

Francezi shënoi në minutën e 21-të, dhe vetëm tre minuta më vonë gjeti dhe golin e dytë për të dyfishuar epërsinë e Realit.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, Chelsea reagoi për të afruar rezultatin.

Kai Havertz gjeti rrjetën për rezultatin përfundimtar të pjesës së parë 1:2.

Por, përsëri ishte Benzema që pati fjalën e fundit në këtë ndeshje, pasi me fillim të pjesë së dytë shënoi edhe golin e tret, pas gabimit të Mendyt.

34 -vjeçari është bërë vetëm lojtari i katërt që ka shënuar Hat-Trick në dy ndeshje radhazi në Champions, duke iu bërë shoqëri lojtarëve si Cristiano Ronaldo e Lionel Messi.

Ndeshja e radhës zhvillohet javën e ardhshme në “Santiago Bernabeu”./Shqip.com