Sport Ndërkombëtar

Mbretërit – nuk po njohin kundërshtarë

Real Madrid

“Mbretërit” po e vazhdojnë me hapa të sigurtë – rrugëtimin drejtë mbrotjes së titullit në La Liga.

Real Madrid kanë mposhtur Real Betisin – me rezultat minimal 2-1 për të siguruar fitoren e katërt në këtë sezon – në po aq ndeshje.

Golin e parë në këtë takim e realizoi Vinicius Junior – pas vetëm nëntë minutave lojë.

Por, ky gëzim i madrilienëve zgjati vetëm tetë minuta – sepse Sergio Canales e tundi rrjetën për 1-1.

Me këtë rezultat mbaroi pjesa e parë.

Ndërsa, në të dytën – vendasit filluan të sulmojnë pa ndalur dhe e arritën qëllimin.

Rodrygo realizoi për 2-1 që doli të jetë edhe goli i fitores.

Deri në fund të takimit – mysafirët u munduan me të gjitha forcat për ta barazuar rezultatin, ama nuk e arritën dot qëllimin.

Real Madrid – ka tashmë gjithsej 12-të pikë të grumbulluara dhe prin në tabelë.

Teksa, Betisi gjendet në pozitën e dytë – me tri pikë më pak se kampionët në fuqi./Shqip.com