Sport Ndërkombëtar

“Mbretërit” i vihen pas Rece Jamesit

Reece James është njëri nga mbrojtësit e krahut të djathtë më të mirë në botë aktualisht.

Pjesëtari i Chelseat duket se ka një ngërç në bisedimet e rinovimit të kontratës.

Këtë gjë duket se më së miri do ta shftytëzojë Real Madridi që kanë kontaktuar me të, raporton “Goal”.

Vinicius dhe Reece James

Plani i gjigantit spanjoll do të ishte të nënshkruante potencialisht mbrojtësin e krahut në afatin kalimtar të verës 2023.

Kurse planin afatshkurtër, prioriteti i tyre mbetet sigurimi i sulmuesit të PSG-së, Kylian Mbappe, pasi tashmë ka rënë dakord për një lëvizje për mbrojtësin e bluve, Antonio Rudiger.

Skuadra e Carlo Ancelottit është gjithashtu e gatshme të sfidojë Blutë dhe Liverpoolin për të nënshkruar me mesfushorin e Monacos, Aurelien Tchouameni.

Reece James

Përndryshe, 22 vjeçari James ka kontratë me kampionin në fuqi të Ligës së Kampionëve deri në vitin 2025, dhe vlera e tij në treg kap shifrën e 55 milionë eurove.

Anglezi po kalon formë jetësore këtë sezon, ku ka arritur të shënojë pesë gola dhe të dhurojë gjashtë asiste në 21 paraqitje në Premierligë. /Shqip.com