Mbretërit e vazhdojnë sundimin në La Liga

Trofeu i La Ligës mbetet në Madrid.
Por, ka ndërruar skuadër.
“Mbretër” të Spanjës janë Real Madrid.
Skuadra e udhëhequr nga Carlo Ancelotti e ka siguruar sot, trofeun e 35-të të La Ligës.
Një rekord në vete, një dëshmi e madhështisë së këstij ekipi.
Këtë sukses, “los blancos” e arritën pasi shënuan fitore 4-0 ndaj Espaynolit, në kuadër të xhiros së 34-të.
Në total, galaktikët kanë arkëtuar 25 fitore, janë mposhtur vetëm tri herë, teksa janë ndalur me gjashtë barazime.
81 pikë të grumbulluara – pas 34 ndeshjeve të zhvilluara janë të mjaftushme për ta siguruar trofeun, tri ndeshje pa përfunduar kampionati i rregullt.
“Samba braziliane dhe superheroi nga Franca”

Performanca e lartë në nivel skuadre – padyshim që është arsyeja pse “mbretërit” po festojnë.
Por, një dyshe që solli solli shumë gëzim në “Santiago Bernabeu” është pa asnjë dyshim: Vinicus Jr dhe Karim Benzema.
“Samba braziliane” e dhuruar nga Vincius, ishte fatale për shumë kundërshtarë.
Me vetëm 21 vite në supe, ai është autor i 14-të golave, dhe tetë asistimve në këtë sezon.
/cdn.vox-cdn.com/uploads/chorus_asset/file/22849362/1335777275.jpg)
Teksa, momentet magjike të dhuruara nga krahu i majtë – ishin të shumta.
Vini kishte problem të theksuar me konkretizim të rasteve në sezonin e kaluar, por me ardhjen e Ancelotti – kjo mbeti vetëm pjesë e të kaluarës.
Por, gjithçka është më e lehtë afër ke një sulmues të kalibrit të Benzemas.
34 vjeçar dhe të shënosh 25 gola, të dhurosh 11-të asistime, kjo nuk ndosh shpesh në botën e futbollit.

Ama – për numrin nëntë të madrilienëve është bërë rutinë e bukur.
Dyshja fantasikte e madrilienëve kanë edhe një mision pa pëmbushur: ta fitojnë edhe një herë vesgjatën. /Shqip.com