Sport Ndërkombëtar

Mbretërit e vazhdojnë sundimin në Evropë

Real Madrid

Edhe një trofe do të zbarkojë në “Santaiago Bernabeu”.

Real Madrid ka mposhtur  me rezultat 2-0 Eintracht Frankfurtin – për ta fituar Superkupën e Evropës.

Madrilienët – golin e parë në këtë takim shënuan me anë të David Alaba – kur po zhvillohej minuta e 38-të.

Teksa, në rolin e asistuesit ishte – Casemiro.

Edhe në pjesën e dytë “los blancos” ishin dominues dhe arritën ta dyfishojnë rezultatin.

Topin në rrjetë e dërgoi Karim Benzema, i cili u bë golashënuesi i dytë në historinë e klubit – duke e kaluar edhe Raul Gomezin.

Edhe – skuadra gjermane pati disa mundësi të mira shënimi, por Thibaut Courtois ishte në vend.

Kjo ishte hera e pestë – që Real Madrid e fitoi këtë trofe./Shqip.com